Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Edi nuk ndal lotët për Dolcen, i bën dedikimin prekës

nga Revista Kosovarja

Largimi i papritur i Dolces nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka trazuar ujërat, veçanërisht për Edin, banorin që kishte krijuar afrimitetin më të madh me të.

Mbi artikull

Teksa banorët brenda shtëpisë janë të bindur se Dolce u largua për arsye urgjente familjare, e vërteta që dimë ne jashtë është krejt tjetër: bukuroshja është nisur drejt Italisë për një aventurë një-javore në “Grande Fratello”.

Por, kjo mosdije ka rënduar gjendjen emocionale të Edit. Ish-konkurrenti i sezonit të kaluar, i cili mbahet mend për lojën e fortë dhe shpesh agresive, këtë herë ka shfaqur një anë krejt të panjohur — atë të romantikut të lënduar.

Mëngjesin e sotëm, Edi është parë i përlotur në zonën e lavanderisë. Në një moment dobësie, ai ka marrë lapsin (që duket si laps grimi) dhe ka shkrur një mesazh në letër për “dashurinë” e tij të larguar:

Moneytizer Paragrafi 4

“Me mungon shum. Pritem jasht.”

Ky dedikim prekës ka bërë xhiron e rrjetit, por reagimet e publikut kanë qenë sa të habitura, aq edhe thumbuese.

Nëse një pjesë e vogël e shohin këtë si një ndryshim rrënjësor të Edit drejt një djali të ndjeshëm, pjesa dërrmuese e komentuesve nuk janë bindur aspak. Në rrjetet sociale, ndjekësit kanë shpërthyer në ironi, duke e cilësuar sjelljen e tij si “Film Indian” apo aktrim për vëmendje.

Boll mo burrë mos e tepro, na doli ky seriali.” – shkruan një komentuese.

Mbetet për t’u parë se si do të reagojë Edi kur të marrë vesh që “tragjedia familjare” e Dolces është në fakt një biletë avioni për në reality show-n simotër në Itali. A do ta presë vërtet jashtë, apo drama do të përfundojë bashkë me javën?

 

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]