Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ka thënë se që nga fillimi i mbledhjeve të përbashkëta shkëmbimet tregtare ndërmjet dy vendeve kanë shënuar rritje.
Unë besoj që ne kemi gjithë mundësinë që ta shtojmë volumin e investimeve reciprokisht pa asnjë një dyshim”, tha Rama.
Kryeministri i Shqipërisë në fjalën e tij në mbledhjen e 8 të përbashkët të dy qeverive, tha se është kënaqësi takimi me kryeministrin Albin Kurti, edhe pse sipas tij shumë kush nuk e beson.
“Është kënaqësi takimi me kryeministrin Kurti dhe të gjithë ju, por në veçanti me Albinin edhe pse shumë kush nuk e beson, por unë thamë se është kënaqësi dhe sa herë takohemi ne qeshim shumë”, tha Rama.
Rama ka folur edhe zbatimin e marrëveshjes për kalimin e kufirit Kosovë-Shqipëri ku ka thënë se pritjet e gjata nuk duhet lejuar më.
“Në këtë sezon është e pajustifikueshme të kemi probleme siç kemi pasur vitet e kaluara”, tha Rama.
Rama ka thënë se do të nisë edhe investimi i përbashkët për enciklopedinë shqiptare.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur edhe për abetaren e përbashkët për të cilën ka thënë se do të shpërndahet në të gjitha vendet në rajon ku ka shqiptarë por edhe në diasporë.
Rama ka propozuar që nëntor të mbahet edhe një mbledhje e Kuvendit të përbashkët Kosovë-Shqipëri.