234
Kengetarja dhe prezantuesja e njohur, Edita Sopjani, e cila prej disa vitesh është tërhequr nga jeta publike, ka zgjedhur një jetë më të qetë jashtë Kosovës, ku jeton e vepron së bashku me familjen e saj.
Megjithatë, Edita mbetet aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria.
Së fundi, ajo ka publikuar disa imazhe nga një dasmë, ku është shfaqur me veshje tradicionale shqiptare, me dimia dhe jelek.
Këngëtarja ka marrë vëmendjen e ndjekësve për paraqitjen e saj elegante, shkruan “Kosovarja”.
