Këngëtarja mjaft e dashur për publikun, Edita Sopjani, të cilën tani e shohim edhe si moderatore në televizon, dikur nuk ndalej me projekte të reja, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja, ka studiuar për gazetari, andaj jo rastësisht punon në televizion. “Meqë unë kam studiuar në gazetari, më erdhi mundësia të punoj në programin e mëngjesit në Televizionin publik të Kosovës. Për mua është kënaqësi të punoj aty”.
Edita, tregon se me muzikën është rritur.
“Me muzikën jam rritë, në të kaluarën e kam pasë profesion, pastaj për shkak të studimeve më është dashtë të largohem pak nga muzika, për shkak se muzika kërkon shumë angazhim. E tash edhe puna, po mendoj që muzika po vazhdon me qenë hobi për mua, ndonjëherë edhe si profesion”, ka thënë këngëtarja për “Kosovarja”.
“Muzika mundet me qenë edhe biznes, nëse din ta menaxhosh mirë”, ka thënë në fund Sopjani.
Meqe Edites nuk po i ecën më më në muzikë, i bie që i ka dështuar biznesi.