Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Edita Tahiri: Edi Rama të mos i afrohet Kosovës, sepse vetëm e copëton

nga Revista Kosovarja

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar për deklaratat e Edi Ramës lidhur me mundësinë e negocimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Mbi artikull

Në një reagim në rrjetet sociale, Tahiri shprehet se Edi Rama nuk duhet të përmend më asnjë fjalë për Kosovën. Tahiri shprehet se kryeministri i Shqipërisë ka bërë një gabim histori duke u përfshirë në çështjen e ndarjes së Kosovës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Dëgjova se Edi Rama e paska përmend dialogun Kosove-Serbi në një kontekst ndërmjetësimi. Është mirë që kurrë mos ta përmend ma, sepse njëherë kur ndërhyri bëri gabim historik duke tentuar që t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës në favor të Serbisë e skenarëve serbomëdha të Vuçiçit e Millosheviçit” ka thënë Edita Tahiri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]