Artistët e estradës ende nuk kanë marrë një vendim nga Qeveria e Kosovës për fillimin e mbrëmjeve muzikore dhe ahengjeve të ndryshme.E madje, javën e kaluar njëri nga ta, këngëtari Besart Halimi vendosi të mos respektojë masat nga Qeveria, ku dhe mbajti një mbrëmje muzikore, pasi sipas tij ai e ka punë dhe duhet të mbaj familjen.
Por, pjesa dërmuese e tyre po respktojnë këto masa, ndërsa po presin që në muajt korrik dhe gusht gjithçka t’i kthehet normalitetit.
Njëra ndër to është dhe Edona Llalloshi, e cila në një prononcim tha se ajo do pres derisa të merret një vendim.“Mundem vetëm të them, ashtu si shumica dhe unë janë në pritje si do të zhvillohen ngjarjet në të ardhmen”, tha fillimisht Llalloshi.
Ndërsa sa i përket dëmeve financiare, këngëtarja tha se ende nuk e di se sa kanë qenë ato, pasi ato bëhen në fund të sezonës.
“Është herët për të biseduar për këto gjëra, mundemi eventualisht të bisedojmë mbasi që të perfundojë sezona, e kemi nje pasqyrë më të saktë eventulisht çka është anuluar dhe çka është mbajtur nga koncertet dhe ahengjet”, përfundoi Llalloshi për GazetaBlic
Gjithashtu, për çeshtjen e njëjtë ka folur edhe Robert Berisha, ku këtë të shtunë do mbaj mbrëmjen e parë pas tre muajsh, por në Ulqin.Ai tha se shpreson që dy muajt e ardhshëm të fillojnë me koncerte, por se edhe lokalet është dashur të merren me këtë çështje, të marrin ndonjë leje për të mos pasur probleme më pas.