Tashmë masat anti-Covid po shkojnë duke u liruar dhe lajmi i shumëpritur për lejimin e organizimit të dasmave është bërë publik, shkruan “Kosovarja”.
Këtij lajmi iu kanë gëzuar jo vetëm qytetarët, të cilët kanë plane të organizojnë dasma e ahengje të ndryshme familjare, por edhe këngëtarët, të cilët më shumë se një vit nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në mbrëmje muzikore e koncerte.
Edona Llalloshi është padyshim një nga këngëtaret më të kërkuara në mbrëmje të tilla dhe një verë e nxehtë po e pret.
Ajo së fundi ka publikuar disa pamje, ku shihet se është duke marrë pjesë në një aheng familjar dhe bie në sy eleganca e stili i saj.
https://www.instagram.com/p/CPgfjpGn2Ey/
Zonjë e rëndë. /Kosovarja/