Cristiano Ronaldo është lojtari i ri i Manchester United.
Pasi klubi njoftoi se ata kishin rënë dakord për një kontratë të re me futbollistin pas largimit të tij nga Juventusi, ndjekësit e rinj “bllokuan” Instagramin e tyre.
Në vetëm dy orë Manchester Unt fitoi mbi dy milion ndjekës të rinj.
Para se të bëhej njoftimi, klubi kishte 43.1 milionë ndjekës në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram dhe pak më shumë se dy orë më vonë ai numër ishte rritur në 44.3 milionë sosh.
Marrëveshja prej 19.4 milionë funte ka emocionuar tifozët e Djajve të Kuq, me Ronaldon që u kthye në shtëpi, në klubin që u largua për një karrierë të bujshme në Real Madrid në vitin 2009.