fbpx

Efi Dhedhes tregon përse se nuk është takuar akoma me Luizin e Kiarën

nga Revista Kosovarja

Ish-finlalistja e BB VIP Albania 2, Efi Dhedhes, ka qenë e ftuar në emisionin “S’e luan Topi”.

Ajo është pyetur se si është tani raporti i saj me Kiarën e Luizin pas përfundimit të formatit.

Efi është shprehur se çifti kanë angazhime dhe është e gatshme t’iu japë gjithë kohën e botës nëse ata e kanë të nevojshme që të reflektojnë dhe më pas të flasin.

“Nëse Luizi është i zënë me angazhime të ndryshme, madje e kemi parë edhe në ture jashtë Shqipërisë. Kiara nuk është edhe aq e zënë. A je takuar me të?”, i është drejtuar moderatorja Erjona Rusi, Efit.

“Jo, me Kiarën nuk jam takuar. Njerëzit kanë nevojë për kohën e tyre dhe unë jam e gatshme t’iu japë sa kohë të duan. Është diçka që nuk më shqetëson. E di që përsëri është shumë herët për të folur për këtë pjesë. E di që janë të angazhuar, megjithëse Luizi më tepër se Kiara. Kështu që iu duhet kohë dhe kanë gjithë kohën e botës”, u përgjigj në anën tjetër Dhedhes.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]