fbpx

Egla e Juli për çiftin: Romeo s’ka sjellje prej mashkulli të dashuruar

nga Revista Kosovarja

Egla dhe Juli kanë komentuar sot, larg banorëve të tjerë, romancën mes Romeos dhe Heidit. Sipas Eglës, Romeo nuk është i dashuruar me partneren e tij dhe po e përdor romancën me Heidin për lojë. Ai shtoi se Veshaj nuk shfaq asnjë shenjë të një mashkulli të dashuruar, ndërsa Heidi po.

Nga ana tjetër Juli tha as Romeo dhe as Heidi nuk i duken të dashuruar me njëri-tjetrin, ndonëse kjo e fundit sipas tij tregon më shumë kujdes për t’u dukur si e tillë.

Pjesë nga biseda:

Egla: Për Romeon jam e bindur se është në lojë totalisht. Jam e bindur 100 për qind

Juli: Mirë more se edhe ajo është në lojë. Ti e ke vënë re kur i thotë jo Romeo, rri Romeo, mos Romeo

Egla: Romeo nuk ka asnjë sjellje të një mashkullit të dashuruar, mund të jetë…

Juli: Edhe kjo s’më duket shumë

Egla: Unë kam zgjedhur me vetëdije që ti besoj kësaj, sepse me këtë që nga dita zero një “feeling” u zhvillua dhe unë e kam ruajtur veten që mos ti fus hundët më

Juli: Unë nuk e di se sa të dashuruar janë, prandaj kam vendosur që në ditën 1 që jam marrë me ta… Ai nuk jep asnjë shenjë të një mashkulli të dashuruar, as kjo por ka një kujdes më të tepërt për të treguar shenjat sikur është e dashuruar. Tregohet fisnike, e mbron kur nuk ka të drejtë.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]