Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Egli apo Gjesti, cili nga banorët kërkohet më shumë në “Google”?

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, i cili ka folur për numrin e ndjekësve në “Instagram” të banorëve të “Big Brother VIP 4”.

Mbi artikull

Ai sqaroi se mund të ndodhë që personazhet e njohur të blejnë ndjekës, por ka raste edhe kur ua blejnë fansat apo ndonjë keqbërës.

“Nuk rriten përdoruesit me shifra aq të mëdha, është shumë e vështirë të rritet me 200 mijë apo 300 mijë ndjekës në një ditë”, tha eksperti i IT-së.

“Në cilat raste ndodh të kesh vërtetë një lloj bumi në atë kurbën e ndjekësve?”, e pyeti moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni.

Moneytizer Paragrafi 4

Kallanxhi mori shembullin e prezantuesit të njohur italian, Carlo Conti, kur mori prezantimin e parë të “Sanremo”-s.

“Carlo Conti mbaj mend kur mori prezantimin e parë të Sanremo-s. Brenda natës së parë ai ishte 0 ndjekës në “Intagram” dhe shkoi mbi 500 mijë ndjekës. Po flasim për një shtet si Italia që ka 60 milionë banorë”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]