Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Einxhel i del krah Trixës, ka dy fjalë për komentin e Luizit

nga Revista Kosovarja

Kur shpreh diçka për një vajzë duhet të marrësh parasysh që pas saj qëndron edhe shoqja e saj në rastin më të mirë, ose shoqet në rastin më të keq. Kështu ka ndodhur edhe me shoqet Beatrix Ramosaj dhe Einxhel Shkira.

Mbi artikull

Pas përgjigjes së Trixës për Luizin, i cili e quajti “inteligjente” edhe Einxhel ka dy fjalë për të. Ajo i ka dalë krah mikeshës së saj, ku me anë të një statusi në Twitter shprehet: “Mbaroi bullizmi me ata që ka brenda dhe ja nisi me ata që janë jashtë?”

“Inteligjente si Beatrix, besnike si Donaldi, e sinqertë si Monika dhe e drejtpërdrejtë si Arjola.” Këto “cilësi” duhet të plotësonte patjetër dikur femra ideale për Luiz Ejllin.

Gjatë një bisede me Bjordin ditën e sotme, këngëtari “thumboi” kështu disa nga ish-banorët e “Big Brother Vip” të edicionit të parë. E para që reagoi nga personazhet e përmendura ishte Beatrix Ramosaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Këngëtarja ndau si fillim një status Twitter-i i cili flet për bullizmin që dikur postoi në mbështetje të Luizit.

Pas kësaj Trixa postoi edhe një story ku shkruante:

“Faleminderit Luiz, e thënë prej teje e vlerësoj shumë. Edhe unë dua dikë që nuk gënjen dhe të sinqertë si ti.” Krahas kësaj përgjigjeje Ramosaj kishte vendosur edhe hashtagun e bërë viral tashmë “me Luizin”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]