124
Einxhel Shkira është kthyer në shtëpi pas disa javësh qëndrimi në spital, si pasojë e një aksidenti ku kishte thyer këmbën. Për shkak të lëndimit, asaj i ishte dashur trajtim mjekësor dhe pushim i detyrueshëm, shkruan “Kosovarja.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ka ndarë pamje nga shtëpia, ku ka festuar Krishtlindjen pas rikthimit nga spitali.
Ajo është parë në ambient familjar, duke e kaluar festën në kushte më të qeta.
Einxhel, e cila është e martuar me DJ Dagz, po vazhdon rikuperimin në shtëpi.

