Kjo është puntata e fundit e Heidi Bacit si një nga moderatoret e “Goca dhe Gra”. Vendi i saj si paneliste do të zëvendësohet nga moderatorja Einxhel Shkira, e cila rikthehet për herë të parë me një projekt në ekran që pas përfundimit të eksperiencës në BBV1.
Nga ana tjetër, Einxhel e cila po pret të hyjë si e ftuar fillimisht në “Goca dhe Gra” ka ndarë një video nga ambientet e TCH, duke zbuluar rastësinë që i ka ndodhur.
Einxhel tregon se është bërë pjesë e BBV1 më datë 26 tetor tre vite më parë, e po në këtë datë ajo po bëhet pjesë e “Goca dhe Gra”.
“Një detaj i vogël ndoshta pa rëndësi, një kujtim shumë i bukur, i madh dhe i rëndësishëm për mua. Fiks si sot tre vite më parë, unë kam hyrë nga ajo derë aty dhe jam bërë gati dhe kam pritur ca orë të mira derisa jam bërë banorja e shtëpisë më madhe dhe më të famshme në Shqipëri, BBV. Pas 3 vitesh sërish këtu, kjo është një karma e mirë. Të shohim si do na dali sot”, shprehet Einxhel.