Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ekzekutohen pagat me rritje për shërbyesit publikë

nga Revista Kosovarja

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej +55 euro për 84,230 shërbyes publikë nëpër organizatat buxhetore.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes zyrtare të Ministrisë së Financave bëhet e ditur se kjo është faza e dytë e rritjes vjetore prej 110 euro.

E ndarë në dy pjesë: +55 euro nga janari 2025, +55€ nga korriku 2025”, thuhet në postim.

Tutje thuhet se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]