Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik

nga Revista Kosovarja

Është ekzekutuar paga e 13-të për rreth 85 mijë punonjësit e sektorit publik në Kosovë.

Kjo pagë është ndarë me vendim të Qeverisë të hënën. Ajo ndahet e plotë për punonjësit që kanë mbushur 12 muaj, ndërsa ata që kanë më pak se një vit punë marrin proporcionalisht një pjesë të pagës së 13-të.

Paga e 13-të për sektorin publik ishte premtuar nga kryeministri Albin Kurti gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 dhe është përfshirë në buxhetin e vitit 2026.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]