fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Elementet që duhet të zbatoni patjetër kur zgjidhni shtratin e bebes suaj

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Meqenëse foshnja e porsalindur do ta kalojë gjysmën e kohës duke fjetur, vendi ku do ta vendosni nuk duhet shpërfillur. Nëse shtrati nuk është i sigurt, mund të ndodhin aksidente. Kur të blini apo të merrni hua një të tillë, sigurohuni që ai të përmbushë udhëzimet e sigurisë së përcaktuara nga Komisioni i Sigurisë për Produktet e Konsumit si dhe nga Akademia Amerikane e Pediatrisë.

Që nga qershori i vitit 2011, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë tregtuar më shtretërit me krahë të lëvizshëm. Komisioni i Sigurisë për Produktet e Konsumit kohët e fundit ka votuar zbatimin e një standardi të ri për sigurinë e shtretërve, i cili nuk lejon më përdorimin e shtretërve tradicionalë me krahë të lëvizshëm. Gjatë dekadës së kaluar, shkaku kryesor i vdekjeve të shumë foshnjave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë pikërisht këta shtretër.

Struktura e tyre bën që foshnjat të ngecin tek anët dhe më pas, t’u merret fryma. Disa çifte blejnë një krevat të lëvizshëm ose një kosh, që mund ta përdorin gjatë udhëtimeve. Mos harroni se kërkesat e sigurisë për shtretërit e lëvizshëm nuk janë të njëjta me ato të shtretërve të zakonshëm. Kësisoj, është e rëndësishme ta studioni me kujdes pajisjen për t’u siguruar që nuk ka asnjë rrezik.

Siguria e shtratit. Sigurohuni që ai të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

-Dysheku duhet të mos lëvizë dhe ta zërë shtratin cep më cep, në mënyrë që foshnja të mos bllokohet mes dyshekut dhe strukturës së tij. Nëse mes dyshekut dhe anës së shtratit ka hapësirë të mjaftueshme për të futur dy gishta, atëherë, ai nuk duhet të përdoret.

-Asnjë vidë, shufër apo element tjetër nuk duhet të mungojë, të jetë liruar, thyer apo montuar gabim.

-Shufrat e shtratit nuk duhet të jenë më shumë se 6 centimetra larg njëratjetrës, sa gjerësia e një kanoçeje me limon soda.

-Shufrat e qosheve nuk duhet të jenë më shumë se 1.5 centimetra të gjera, që veshjet e foshnjës të mos kapen anash.

-Boja nuk duhet të jetë e plasaritur apo e hequr në asnjë pjesë të shtratit. Të gjitha sipërfaqet duhet të jenë të lyera me bojë pa plumb.

-Në vend të batanijes për fëmijë përdorni një mbulesë thes.

-Mos vendosni në shtrat jastëkë, jorganë, batanije, postiqe, shilte në formën e jastëkut apo lodra pelushi, pasi ato mund t’u marrin frymën foshnjave.

-Foshnja nuk duhet t’i arrijë lodrat e varura.

Marre nga libri ‘Udherrefyes per nje shtatzeni te shendetshme’


Etiketa: Shtratibebja

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Veprat që duhet ti bëj muslimani në Ramazan

47 minuta më parë
Per Jete

Gabimet që bëni kur përdorni erëzat për gatim

1 orë më parë
Per Jete

Me këtë trik ideal do t’i thoni lamtumirë larjes së enëve

2 orë më parë
Per Jete

Pas një dite të lodhshme, ky është kujdesi që iu duhet këmbëve

4 orë më parë
Per Jete

Motra tronditet pasi vëllai e ftoi në dasmë pa djalin dhe burrin

6 orë më parë
Per Jete

Nuk do ta besoni sa i shëndetshëm është përzierja e ujit me kripë

9 orë më parë
Postimi tjetër

Dhëmbë dhe hundë të thyer, lëndime serioze ndaj gazetarit Visar Duriqi

Gratë rrihen nga kosovarët, raportohen disa raste të dhunës

Policia jep detaje për sulmin ndaj Duriqit

TË FUNDIT

Prekëse, Vanessa përkujton Kobe Bryant në 20 vjetorin e martesës

5 minuta më parë

Në këto komuna do të ketë ndërprerje të rrymës nesër

27 minuta më parë

Luta me gruan ledhatohen para vajzës së tyre, Këngës

35 minuta më parë

Veprat që duhet ti bëj muslimani në Ramazan

47 minuta më parë

Agnesa e Ariana shkëlqejnë në dallam të arit

1 orë më parë

Gabimet që bëni kur përdorni erëzat për gatim

1 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Njihuni me ‘Msitin e Llapit’: Kishte msituar edhe për babain, meqë donte edhe një grua të dytë

Studimi: Uji me klor i pishinës “mund të vrasë” koronavirusin në 30 sekonda

Shpend Ahmeti gjobitet për festën e ditëlindjes: Ende pa filluar kanë ardhë tri vetura të policisë dhe dy të AUV-it

14 vdekje dhe 520 raste të reja me COVID-19

Kurti: Prilli, muaji i masakrave dhe i kujtimit

Kjo sëmundje po vret mijëra njerëz

Hajnat vodhën medaljen e Agim Ramadanit, presidentja ia dorëzon familjes kopjen

Burri e mbyt gruan e tii, bëhej si dikush tjetër për të provuar se ‘e tradhtonte’

Çfarë rekomandohet të hani para dhe pasi të merrni vaksinën anti Covid-19

Vazhdon ora policore, zgjatet lëvizja për 30 minuta

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci