Këto ditë bëri bujë të madhe përjashtimi i Egla Cenos nga Big Brother VIP Albania 3.
Kjo për faktin se ditën e djeshme (e hënë) u publikua një video, ku shihej se ajo nuk ishte larguar nga shtëpia.
Komentet në rrjet kanë qenë të shumta duke aluduar se e gjithë kjo skemë u bë për 1 Prill, e njohur ndryshe si ‘Dita e Gënjeshtrave’.
Për këtë pati reagime të shumta e një i tillë u bë edhe nga producenti Elgit Doda.
Ai ka ironizuar duke kërkuar që ta nxjerrin nga shtëpia mikun e tij të ngushtë, Romeo Veshajn, për të pirë kafe e të kthehet sërish.
“Ore ma skualifikoni nja 3 a 4 orë atë shokun tim sa të pi një kafe ne futeni brenda prapë. Meqë është edhe 1 Prill”, ka shkruar ajo.
E më pas Egla ishte parë në rrugët e Tiranës, gjë që la vend edhe për më shumë dyshime në atë që ka ndodhur në të vërtetë.
Sidoqoftë, pritet të mësohet e vërteta rreth kësaj në spektaklin e natës së sotme (e martë).