Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Elgit Doda rrëfen momentin e vështirë: E kam kompleks të dal para publikut

nga Revista Kosovarja

I ftuar në emisionin e ‘Cherry on Top’ nga Bora Zemani, ishte këngëtari i mirënjohur Elgit Doda.

Ai ka rrëfyer fillimet e karrierës së tij teksa shprehet se e ka patur të vështirë daljen në publik.

Ndërsa tregon se dy artistë të tjerë, njëkohësisht edhe miq të tij, Alban Skënderaj dhe Romeo Veshaj e kanë mbështetur në këtë drejtim.

“Ka qenë një moment i vështirë në jetën tonë, një tip frike të dal dhe të përballem me publikun. Më pëlqen komoditeti të rrija prapa skenave. Te koncerti i parë mora Alban Skënderajn për suport dhe Romeon. Më 5 tetor bëra koncertin e parë, kur Donaldi hyri në Big Brother. Unë marr edhe Romeon dhe Albanin, Albani këndoi dy këngët që kishim bashkë, Romeo më jepte zemër nga prapaskenat.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai tregon se një nga këngët e tij ’Ku je’ është një këngë që i dedikohet bashkëshortes së tij Klea Hutës. “I dedikohet një fragmenti të jetës sime me Klean. Kënga ishte e krijuar më përpara, dhe teksti iu vë më mbrapa.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]