Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Elijona nga pushimet ngre zërin për Zvërnecin, ka një mesazh

nga Revista Kosovarja

Elijona prej disa ditësh po shijon pushimet verore në jug të Shqipërisë.

Mbi artikull

Pasi njoftoi ndjekësit e saj se ndodhet në këtë udhëtim pushimesh pranë familjes, ajo ka vizituar disa nga pikat më të bukura bregdetare, përfshirë ishullin e Sazanit dhe Zvërnecin.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social TikTok, Elijona ka përcjellë një mesazh të fortë e të drejtpërdrejtë që i adresohet vendimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me planet për ndërtimin e resorteve luksoze në këto zona natyrore.

“Ai mund të ndërtojë resorte. Ai mund të bëjë premtime. Por ai nuk mund të heshtë një gjeneratë që e di vlerën e vet”, ka shkruar ajo mbi video, duke e shoqëruar me mbishkrimin patriotik “Shqipëria e shqiptarëve”.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo deklaratë e saj vjen si vazhdimësi e kauzës për të mbrojtur natyrën nga betonizimi dhe shitja e pronave publike.

Kujtojmë se muaj më parë, Elijona së bashku me Klodin ishin të pranishëm edhe në protestat e organizuara kundër projekteve ndërtuese në Zvërnec, duke mbajtur një qëndrim të qartë në mbrojtje të bregdetit shqiptar.