Elita dhe Gjiko janë ndër çiftet më të dashur por edhe më të komentuar në show bizin shqiptar.
Çdo postim i tyre në rrjete sociale padyshim se bëhet lajmi i ditës dhe merr vëmendjen e të gjithëve, shkruan “Kosovarja”.
Dyshja tanimë janë prindër të një djali me emrin Zëri dhe së fundmi familja e tyre është zgjeruar edhe me një vajzë, me emrin Bota.
Së fundmi ajo që ka rënë në sy është një video që ka postuar Elita në Instastory-in e saj bashkë me Gjikon.
Ata shihet duke e luajtur një lojë si duket mjaft argëtuese në banesën e tyre.
Ndërkaq çifti vazhdimisht në postimet e tyre kanë treguar se janë një ndër çiftet më cool dhe pa komplekse të show bizit shqiptar. /Kosovarja/