Djali i reperit të njohur Gjiko sapo mbushi 2 vite jetë.
Zëri Gjikolli, fëmija i Gjikos dhe Elitës, sot feston 2 vite jetë.
Elita sot ka ndarë në rrjete sociale një video tejet të bukur dhe aq emocionuese me rastin e ditëlindjes së Zërit.
Ajo ka përmbledhur 2 vite jetë të Zërit duke nisur nga lindja e tij e deri në ditët e sotme që është bërë një fëmijë shumë i ëmbël.
“Urime ditlindjen Zëri i nanes♥️ Kurr nuk do ta harroj momentin kur te morra ne krahet e mi. Ti me mesove dashurine pa kushte, dashurine e paster, dashurine e pashterrshme.
Ti me dhe epitetin nene o gzimi im i pare! Per mu ti je arritja me e madhe e jetes, sakrifikova gjithcka nga karriera ime qe te kujdesesha ne menyren me te mire per ty, e ti sot po feston 2 vjetorin e lindjes! Nuk uroj me asgje per jeten, uroj vetem shendetin tend!
Te do nani dhe babi!”, shkroi ajo.
Ndërsa pak orë më vonë edhe Gjiko i uroi djalit të tij ditëlindjen me një postim në Instagram.
“Urime ditelindjen Zëri jone edhe 100 tjera me plot shendet e lumtuni te don babi e mami shume”, shkroi reperi.