Moderatorja e njohur ka pak kohë prej kur është bërë nënë për herën e dytë e një vajze, që e qujatën Bota.
Elita Rudi është një nga emrat që shpesh komentohet në mediat rozë dhe e cila me postimet e herëpashershme në rrjete sociale arrin të tërheqë vëmendje, shkruan “Kosovarja”.
Ajo dhe reperi nga Pjea, Asdren Gjikolli, i njohur me emrin skenik Gjiko, tashmë si dihet janë prindër të dy fëmijëve dhe ka një kohë, që angazhimi i tyre i plotë kanë qenë të vegjlit.
Duke qëndruar kështu larg skenës dhe jetës profesionale, publikut dhe ndjekësve të tyre iu kanë munguar shumë.
Por si duket, pritjes i erdhi fundi sepse Elita së fundi ka publikaur një fotografi ku shihet shumë gati për punë e madje ka bërë edhe një paralajmërim.
“Rrugës për të shkuar të nënshkruaj disa kontrata biznesi” ka shkruar moderatorja në mbishkrim, duke na lënë të kuptojmë se shumë punë po e presin. /Kosovarja/