Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Eliza Hoxha e kënaqur me kujdesin që po tregohet ndaj saj

nga Revista Kosovarja

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila ka rezultuar pozitive në testimet për COVID-19, ka thënë se Shtabi Emergjent i Komunës së Prishtinës po tregon kujdes ndaj saj, duke e telefonuar për të parë se si e ka gjendjen shëndetësore.

Mbi artikull

Hoxha ka shkruar në Facebook se kjo është hera e dytë brenda javës që Shtabi Emergjent i Komunës së Prishtinës e ka telefonuar.

“Është hera e dytë sot brenda javës që marr telefonatë nga shtabi emergjent i Komunës së Prishtinës për me pa se si jam dhe a kam nevojë për ndonjë gjë. Unë nuk kisha nevojë për asgjë – më mjaftoj kujdesi i qytetit ndaj qytetarit- ndjenjë shumë e mirë…por për familje e persona të tjerë mund të jetë jetike kjo ndihmë”, ka shkruar Hoxha.

Ajo ka shtuar se Komuna e Prishtinës po përkujdeset për të gjithë qytetarët me COVID-19.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ky shtab tash sa kohe përkujdeset njësoj për të gjithë qytetarët me COVID në Komunën e Prishtinës. Dua t’i përgëzoj për punën që po e bëjnë për qytetaret në Pandemi”, ka shkruar Hoxha.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]