Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Eliza tregon çka e bindi të rikthehet në skenë pas 20 vjetësh

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur Eliza Hoxha i ka dhuruar publikut një nga momentet më emocionale të fundjavës.
Pas 20 vjetësh mungesë në skenë, ajo është rikthyer për të kënduar krah artistit Yll Limani në koncertin e tij madhështor në Prishtinë, ku së bashku interpretuan hitin e saj të pavdekshëm “Kthehu”.

Mbi artikull

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Eliza ka ndarë emocionet e kësaj mbrëmjeje, duke sqaruar se pse e pranoi me kënaqësi këtë ftesë. Ajo tregoi se Yllin e njeh që fëmijë dhe vlerëson maksimalisht punën, përfaqësimin dhe stafin e tij profesional që kujdeset për çdo detaj të produksionit.

“Ishte një mbrëmje magjike për mua… Nuk e di si e qysh, por ishte e pamundur me i thanë jo ftesës së Yllit”, ka shkruar këngëtarja.

Përtej emocioneve të rikthimit në skenë pas dy dekadash, Eliza u shpreh mjaft krenare për nivelin që ka arritur industria e muzikës sot.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo vlerësoi punën e Yllit dhe gjeneratës së re, e cila sipas saj po e kultivon muzikën me standarde botërore“, ashtu si i ka hije”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eliza Hoxha (@elizahoxha21)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]