Twitter ka pranuar ofertën e Elon Musk për të blerë kompaninë, njoftoi të hënën kompania.Ky është një zhvillim dramatik për miliarderin teksa ai kërkon të zhbllokojë “potencialin e jashtëzakonshëm” të rrjetit social.
Kështu, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Musk do të paguajë 54.20 dollarë për aksion për Twitter, që përputhet me ofertën e tij origjinale, në total 44 miliardë dollarë.Të dy palët u takuan të dielën pasi drejtuesit e Twitter zgjodhën të rishqyrtojnë ofertën origjinale të Musk, raportuan disa media, pasi ai siguroi rreth 46 miliardë dollarë financim për të mbështetur marrëveshjen.
Bordi i Twitter fillimisht i rezistoi përpjekjes së Musk për të blerë kompaninë.
Ajo krijoi një mbrojtje për të bllokuar përpjekjet për “një blerje armiqësore” pasi Musk refuzoi ofertën e saj për një vend në bordin në këmbim të kufizimit të investimit të tij maksimal.
Marrëveshja e vendos shefin ekzekutiv të Tesla-s në krye të një kompanie me 217 milionë përdorues dhe një rol me ndikim në formësimin e agjendës politike dhe mediatike në të dy anët e Atlantikut.Marrëveshja nuk pritet të përballet me një shqyrtim serioz nga autoritetet amerikane të konkurrencës sepse interesat kryesore të biznesit të Musk – një kompani e makinave elektrike, biznesi i raketave SpaceX dhe firma Boring Company – nuk konkurrojnë me Twitter.