fbpx

Elon Musk zëvendëson ‘zogun’ e Twitter me një tjetër logo

nga Revista Kosovarja

Elon Musk siç kishte njoftuar ka zëvendësuar logon e famshme të Twitter me një meme Doge, ikonë e Dogecoin, një monedhw dixhitale.

Në një postim në Twitter, miliarderi amerikan tha se e mbajti premtimin.

Nuk ishte e qartë nëse ndryshimi i logos ishte i përhershëm. Musk ka qenë i njohur për përdorimin e Twitter-it për të kontrolluar fansat dhe kritikët e tij.

Çmimi i dogecoin, i cili zakonisht është i paqëndrueshëm, u rrit me më shumë se 20% gjatë 24 orëve të fundit, në rreth 9 cent. Ajo po tregtohej pak më pak se 8 cent të hënën në mëngjes.

Dogecoin u krijua më 6 dhjetor 2013, nga një palë inxhinierë softuerësh – si një shaka. Emri është një shenjë për meme “doge” që u bë e njohur një dekadë më parë.

Kjo vjen pas një sërë ndryshimesh që Musk ka bërë që kur mori në pronësi Twitter.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]