fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Elsa Lila flet për herë të parë për arrestimin

nga Revista Kosovarja
6 muaj më parë
në Showbiz, T-4
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila u rikthye në qendër të vëmendjes një vit më parë në mediat shqiptare dhe ato italiane pas shumë vitesh shkëputjesh nga skena.

Elsa Lila u bë pjesë e lajmeve në postale dhe televizione për shkak të arrestimit të saj pasi ishte pjesë e një grupi trafikimi droge.
Pas gjithë bujës së madhe të arrestimit, pas lirimit nga burgu, Elsa iu rikthye muzikës pas rreth 15 vitesh. Ajo mori pjesë në festivalin e këngës me një dedikim për të bijën, ku mori çmimin e parë.

Por Elsa Lila ka heshtur gjithë këtë kohë për arrestimin e saj dhe ka vëndour të flasë vetëm së fundmi. E ftuara e Mira Kazhanit, Elsa ka rrëfyer eksperiencën e arrestimit që sipas saj ishte e tmershme. Këngëtarja tregon se si policët hynë me dhunë dhe shkatërruan shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit.

Rrëfimi i Elsa Lilës:

Atë mëngjes të tmerrshëm, 16 mars 2022 ndërkohë që unë flija paqësisht në orën 5 të mëngjesit, flija së bashku me vajzën time përqafuar, më paraqiten në shtëpi 7 policë të armatosur deri në dhëmbë. Përdhunojnë shtëpinë time deri në detaje dhe gjejnë vetëm libra, vepra arti, instrumente muzikore dhe lodra fëmijësh. Më shihnin si të çuditur, sepse kërkonin diçka në shtëpinë time që nuk ekzistonte dhe unë i pyesja vazhdimisht, u thoja: “Çfarë po kërkoni në radhë të parë nga unë dhe çfarë po kërkoni këtu”? “Këtu nuk ka asgjë”! Një proces verbal ku rezultonin të sekuestruar vetëm celulari im dhe iPad-i i vajzës time. Çdo gjë ishte absurde. Pra nuk gjendet asgjë në shtëpinë time. Nuk gjendet asgjë në telefonin tim. Nuk gjendet asgjë përsa i përket figurës time. Nuk kishte asgjë në lidhje me figurën time, por përsëri ata duhet të ekzekutonin urdhrin për të më çuar atje ku më çuan.

Nuk dua të flas për dy javët e izolimit, sepse ka qenë një eksperiencë gati kafshërore, jo njerëzore. Po mundohem të përmbledh gjithë këto kujtime dhe histori në një libër. Po shkruaj një libër dhe do t`i tregoj më në mënyrë të detajuar në këtë libër kur të jetë…

Komunikimi i parë! Kisha një refren që ishte: “Jam e pafajshme”! Nuk kam rreshtur së thëni këtë gjë. “Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme”! “Ju lutem më kuptoni, jam e pafajshme, nuk kam bërë asgjë. Përse jam këtu”? Do të ta shpjegojmë kur të vijë avokati yt! Unë nuk kisha asnjë avokat. Jam futur atje brenda pa avokat, sepse kurrë në jetën time nuk më është dashur një avokat për jetën që kam bërë. Nuk kam pasur nevojë. Avokatin e kam takuar pas tre javëve. Është një rast i rrallë, sepse zakonisht më tregojnë se kur ndodhin këto gjëra, avokati ka të drejtë të shkojë të takojë klientin e tij menjëherë. Unë e kam takuar pas 3 javëve, e para sepse nuk kisha një avokat dhe deri sa u gjet nga miqtë e mi dhe nga familja ime të cilët ishin jashtë këtij lloj ambienti dhe ka qenë e vështirë dhe për ta që të gjenin dikë të ndershëm që të më ndihmonte. Pra refreni im ishte: “Jam e pafajshme! Jam e pafajshme”! Dhe më pas u thashë të futeshin në “Google” dhe të shikonin kush unë isha dhe çfarë dija të bëja dhe cila jam realisht. Jam një artiste nuk jam një kriminele! “Ju lutem, – iu thashë, – shkoni dhe lexoni mbi mua, dëgjoni zërin tim. A mundet një njeri që transmeton atë që transmeton me emocionet e saj, njëkohësisht t`i bëjë dëm shoqërisë? Të jetë një kriminele?” Nuk mund të qëndrojnë të dyja figurat bashkë sepse është e pamundur të qëndrojnë të dyja. E bukura dhe e shëmtuara në të njëjtin trup nuk mund të bashkëjetojnë dhe shumë shpejt e kuptuan të gjithë. Gardianet mbasi kishin parë se cila unë isha në ditët në vijim ndryshuan totalisht sjellje me mua. Bashkëbisedonim në mënyrë ”normale”, jo si një superior me një qenie inferiore. Mundoheshin të më ndihmonin, të më ruanin nga individë të rrezikshëm.

Atje brenda isha e bindur çdo ditë që çdo ditë do ishte dita e fundit dhe unë do dilja. Çdo ditë i thoja shoqeve të dhomës: “Ndoshta sot është dita e fundit, unë nesër do dal. Është e sigurt, unë jam e pafajshme, sigurisht që do vijnë të më shpëtojnë. Sigurisht do vijnë të më marrin prej këtu. Është një gabim shumë i madh. Sigurisht që unë do dal që këtu!” Për mua çdo ditë ishtë dita e fundit dhe mendoja se kur të dilja që aty do kishte qenë për mua një shpërthim.

Një triumf, “conquista della liberta” liria ime u rifitua, por zbulova që mbasi njeriu mbyllet me forcë në një vend për shumë kohë, kur del prej atij vendi fillon sindroma e mbylljes dhe nuk jam as e para dhe as e fundit. Pastaj u informova për këtë, u ndihmova për këtë. Unë për një kohë të gjatë mbas kësaj nuk dilja dot rrugëve të Romës. Nuk dilja dot nga shtëpia. Më kapnin kriza paniku dhe vazhdoja mbylljen. Vazhdoja të isha në burg në shtëpi, sepse kisha frikë të dilja dhe nuk e kuptoja as se nga se kisha frikë.


Etiketa: ArrestimElsa Lila

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Publiku shkodran thëriste emrin e Luizit teksa ai performonte, reagimi i Armaldos i papritur

26 minuta më parë
Showbiz

Zbulohet partnerja e Endri Priftit? Bëhet fjalë për spikeren e njohur shqiptare

35 minuta më parë
Showbiz

“Security” godet djalin e saj në fytyrë, Angelina Jolie bën veprimin që nuk pritej

45 minuta më parë
Showbiz

Pushimet luksoze të Ronela Hajatit

56 minuta më parë
Showbiz

Pa grim dhe me flokë të çrregullta, fansat me komente të ndryshme për Selenan

1 orë më parë
Showbiz

Russell Brandin nuk e mbrojnë as shokët: Ai ka bërë gjëra vulgare dhe të çmendura

2 orë më parë
Postimi tjetër

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse përdorni tepër antibiotikë?

Franca e Gjermania bëjnë thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Paralajmërimi i shkencëtares: Iftari mos të mbarohet para 45 minutave

TË FUNDIT

A po zbrazet bateria e telefonit tuaj më shpejt se më parë?

16 minuta më parë

Bateria e telefonit tuaj ka një jetëgjatësi, ashtu si çdo pjesë tjetër e teknologjisë.Pyesni veten pse bateria e telefonit tuaj...

Publiku shkodran thëriste emrin e Luizit teksa ai performonte, reagimi i Armaldos i papritur

26 minuta më parë

Armaldo Kllogjeri dhe Luiz Ejlli ndonëse kishin vite që njiheshin dhe kishin bashkëpunuar edhe për pjesëmarrjen në Eurosong, nuk arritën...

Zbulohet partnerja e Endri Priftit? Bëhet fjalë për spikeren e njohur shqiptare

35 minuta më parë

Pak kohë më parë Endri Prifti mësohet se ka nisur një histori të re dashurie, por nuk ka zbuluar identitetin...

“Security” godet djalin e saj në fytyrë, Angelina Jolie bën veprimin që nuk pritej

45 minuta më parë

Një video e Angelina Jolie teksa zbret nga makina e saj po qarkullon në rrjete sociale. Kjo për faktin se...

Pushimet luksoze të Ronela Hajatit

56 minuta më parë

Ka qenë e shumëpërfolur vera e Ronela Hajatit. Por të gjitha i ka lënë pas këngëtarja dhe ka udhëtuar në...

A është e shëndetshme ta lani fytyrën gjatë dushit?

1 orë më parë

Kur bëjnë dush dhe lahen, është krejt e natyrshme që shumë njerëz ta lajnë fytyrën. Megjithatë, kjo shprehi që duket...

MË TË LEXUARAT

Jasharaj: Jemi kundër testimit me shkrim për mësimdhënësit

Katër rregulla për miqësitë e partnerit me gratë e tjera

Reagon ashpër Ylli Limani për dhunimin e fëmijës në kopshtin “Gëzimi ynë”

Aksidenti me dy të vdekur në Pejë: Ky është shoferi 22-vjeçar që u arrestua, ndalohet për 48 orë

Çfarë duhet të hani për të rritur produktivitetin tuaj këtë vjeshtë

Arrestohen dy shqiptarë në Itali – U kapën me 58 kg drogë dhe mbi 400 mijë euro

Mozzik i shton koleksionit të tij të veturave edhe një tjetër ”bishë” me çmim marramendës

Megi Pojani “ofron” puthje për 10 mijë euro

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e një mërgimtari në Ferizaj, vjedhin veturë e pasjisje elektronike

Disa vite para ndarjes nga bashkëshortja, Hugh Jackman ishte spekuluar se është homoseksual

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist