Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Elsa Lila paralajmëron rikthimin në muzikë pas lirimit nga burgu

nga Revista Kosovarja

Artistja e mirënjohur shqiptar, Elsa Lila është rikthyer në rrjete sociale disa muaj pas arrestimit të saj nën akuzat për përfshirje në një bandë kriminale për trafikimi droge.

Mbi artikull

Përveç që u kthye në llogarinë zyrtare në Instagram erdhi bashkë me një lajm për rikthim në muzikë .

Ishte Elsa ajo që ka publikuar një fotografi ku shihet në një studio muzikore teksa thotë se po punon për një projekt të ri.

Moneytizer Paragrafi 4

“Duke punuar për një këngë të re”, ka shkruar Lila në mbishkrimin e fotos që u pasua nga komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave të saj.

Përveç kësaj, Elsa ka vazhduar me postimin e disa prej performancave ndër vite të saj në festivale të ndryshme.

Pritet të shihet se çfarë po përgatit Elsa kësaj radhe por padyshim do të mirëpritet nga adhuruesit e saj.

Ndryshe, kujtojmë që në mars të këtij viti Lila ishte në mesin e 13 të arrestuarve, nën dyshimin se këngëtarja shqiptare menaxhonte llogaritë e një grupi për trafikim droge, e njëjta u lirua nga paraburgimi pas disa javësh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elsa Lila (@elsalilaofficial)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]