Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Elton lirjani zgjidhet ikonë e ‘Pride Icon’

nga Revista Kosovarja

Biznesmeni shqiptar në Amerikë, Elton Ilirjani është zgjedhur si një nga ikonat e “Pride Icon”.

“Krenar që jam zgjedhur një nga ikonat e këtij projekti të mrekullueshëm”, shkruan Elton Ilirjani.

“Pride Icon” është NFT më e madhe dhe e para në botë për komunitetin LGBTQ+! Për vite tëra komuniteti LGBTQ+ ka luftuar për të drejtat e tyre, barazi dhe visibilitet në hapësirën njerëzore.

Industria NFT nuk bën përjashtim, dhe komuniteti LGBTQ+ meriton përfaqësim edhe në këtë platformë! “Pride Icons” nuk është thjesht “një tjetër projekt NFT”! Arti i tij nderon dhe lartëson Ikonat Legjendare të komunitetit LGBTQ+ (si Elton ILIRJANI) dhe ky projekt është i dedikuar që të bëjë donacione me një minimum prej 1 milionë dollar amerikanë për organizatat jo fitimprurëse që promovojnë barazinë!

Moneytizer Paragrafi 4

Ne kemi zgjedhur Eltonin të jetë një nga ikonat tona sepse ai lufton për të njëjtat vlera që ka edhe ky projekt: Barazinë! Eltoni ka krijuar Indeksin e Barazisë në Punësim për personat LGBTQ+, duke motivuar sektorin privat dhe atë publik të adoptojnë politika të barazisë në vendin e punës në Ballkanin Perëndimor.

Një token jo i këmbyeshëm (NFT) është një njësi jo e këmbyeshme e të dhënave të ruajtura në një zinxhir që mund të shitet dhe tregtohet. Llojet e njësive të të dhënave NFT mund të shoqërohen me skedarë dixhitalë si foto, video, audio dhe/ose shërbime dhe përfitime”, shkruhet në postimet e biznesmenit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]