fbpx

Elvana e veshi e para! Këngëtaren shqiptare e kopjon një këngëtare me famë botërore

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e saj më të re “Loti”.

Kënga po rezulton mjaft e suksesshme duke u shoqëruar kështu me miliona klikime në Youtube për shumë pak ditë.

Pas një suksesi me albumin e saj të fundit “Çelu”, këngëtarja erdhi përsëri në tregun muzikor me një tjetër sukses të radhës.

Jo vetëm kënga, por edhe veshja në klipin e Elvanës është krejtësisht ndryshe me çka jemi mësuar ta shohim këngëtaren.

Këngëtarja vjen shumë stil duke u shfaqur kështu shumë thjeshtë dhe me një stil më mashkullor.

Ajo që ka rënë në sy është një veshje e këngëtares me një kostum të zi “Mugler”, këtë veshje këngëtarja e postoi që në muajin mars në llogarinë e saj në Instagram para se të publikonte këngën.

Ndërkohë, së fundmi, këngëtarja me famë botërore, Ciara është shfaqur me të njëjtin kostum, por në ngjyrë të bardhë. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]