Vala

Ëmbëlsirë e lëngshme me çokollatë, ideale dhe e lehtë për t’u përgaditur për festën e Bajramit.

Përbërësit:

60gr sheqer

4 vezë

50gr arra të bluara

20gr miell

20gr kakao

½ pluhur për pjekje

Lëvore e 1 portokalli e grirë në rende

Kremi:

Ajkë e ëmbël

200gr çokollatë për zierje

80ml qumësht

50gr margarinë

40gr sheqer

2 lugë nutellë

2 portkokaj

Glazura:

150ml ajkë e ëmbël

100gr çokollatë për zierje

Lëvore e ½ portokalli të grirë në rende

1. Ndahen të bardhat nga të verdhat e vezës.

2. Përzihen të bardhat me 30gr sheqer.

3. Të verdhat tunden me 30gr sheqer dhe në këtë masë shtohet edhe mielli i përzier me pluhurin për pjekje dhe kakao.

4. Përzihen arrat e bluara dhe lëvorja e portokallit dhe shtohen tek masa me të bardhat e përziera në shkumë të fortë.

5. Tani i përziejmë të dyja masat me të bardhat e vezës dhe të verdhat, dhe përziejmë derisa të bëhet një masë homogjene.

6. Këtë masë e vendosim në kallëp të lyer dhe të mbuluar me letër për pjekje me madhësi 24cm.

7. Pasi pjekim në temperaturë 180gradë për 20 minuta, pandispanjën e lëmë të ftohet.

8. Ndajmë pandispanjën në dy shtresa.

9. Për kremin marrim portokallet dhe i grijmë të tëra në blender.

10. Çokollatën e shkrijmë me qumështin, ajkën e ëmbël dhe sheqerin. I përziejmë me puren nga portokallet e bluara.

11. Shtojmë dhe nutellen dhe përziejmë edhe pak pastaj e lëmë të ftohet kremi.

12. Në një tabaka shtrojmë njërën pjesë të pandispanjës dhe lyejmë me gjysmën e kremit.

13. Përsipër qesim dhe pandispanjën e dytë dhe mbulojmë me kremin e mbetur.

14. Ëmbëlsirën e lëmë të ftohet në frigorifer.

15. Për glazurën ngrohim ajkën e ëmbël, çokollatën e copëtuar dhe shtojmë lëvoret e portokallit të grirë në rende dhe e mbulojmë përsipër tortën dhe e lëmë të ftohet. Ju bëftë mirë!

Udhëzimet:

MUND TË JU PËLQEJNË