Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Emërtohet ”Afrim Bunjaku” segmenti Ballaban-Banjskë, Kurti: Kurrë nuk e harrojmë sakrificën e tij

nga Revista Kosovarja

Qeveria e Kosovës dje në mbledhje ka ka vendosur që rrugën rajonale R-217, segmentin Ballaban- Banjskë, ta emërtojë ‘’Afrim Bunjaku’’, emër i Heroit të Republikës së Kosovës.

Mbi artikull

Kurti është shprehur se në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, siç shkroi ai, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

“Në mbledhjen e 221-të të Qeverisë, ndër vendimet tona kryesore ishte emërtimi i Rrugës Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.

“Në njëvjetorin e sulmit terrorist dhe paramilitar kundër vendit tonë në Banjskë të Zveçanit, nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku, që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Moneytizer Paragrafi 4

Kryeministri Kurti ka treguar edhe disa vendime të tjera që janë marrë në këtë mbledhje:

“Ndamë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.

Aprovuam katër Rregullore:

Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë;

Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës;

Rregullore për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës;

Rregullore për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil.

-Emëruam kryesuesin e ri të Bordit të Postës së Kosovës dhe Drejtorin Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave”.