Emily Ratajkowski ka thyer heshtjen për jetën e saj private.
EmRata është përfolur për një romancë me Brad Pitt, por tani gjërat janë ndryshe.
Më tej ajo ka konfirmuar gjithashtu se është duke u takuar me dikë. “Kam shkuar në takime,” shtoi ajo në intervistën e saj për “Harper’s Bazaar”, duke vënë në dukje se nuk është ende pjesë e aplikacioneve të takimeve.
Modelja sqaroi gjithashtu se nuk ka një tip të caktuar dhe se “nuk ka qenë kurrë me dikë të famshëm apo të fuqishëm më parë”. Kur u pyet për thashethemet se ishte duke u shoqëruar me Brad Pitt, revista vuri në dukje se “mimikat e saj janë të palexueshme”.