Modelja e njohur, Emily Ratajowski, së fundmi është parë duke shkëmbyer puthje pasionante me aktorin francez, Stéphane Bak, në Paris, i cili njihet si qyteti i dashurisë
27-vjeçari, fitoi famë si “komediani më i ri në Francë” në moshën 16-vjeçare, falë performancës së tij të spikatur në klubet pariziane.
Përveç karrierës së tij të suksesshme në “stand-up”, Stéphane është shfaqur edhe në filma si “Team Spirit” dhe “Alone”, “Elle” dhe “Asteroid City”.
Ndjekësit e çiftit më të ri në hollywood janë shumë të emocionuar për to.
Kujtojmë që supermodelja një vit më parë u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-Mçlard, por njihet dhe për lidhjet që ka pasur me disa personazhe të njohura si Harry Styles, Eric André dhe DJ Orazio Rispo.