Emina Cunmulaj feston ditëlindjen e 40-të mes luksit dhe yjeve të Hollywood-it

nga Revista Kosovarja

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj ka festuar 40-vjetorin e saj.

E rrethuar nga partneri dhe miqtë më të ngushtë, Emina shkëlqeu gjatë gjithë mbrëmjes me elegancën e saj.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe emra të njohur me famë botërore, si këngëtari Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij, modelja Nadia Ferreira.

Në këtë ditë të veçantë Emina kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi chic, që theksonte hijeshinë e saj, ndërsa flokët e drejta dhe buzët e kuqe e plotësonin dukjen e saj klasike dhe tërheqëse.

Kështu, Emina hyn në dekadën e saj të pestë me të njëjtën hijeshi që vitet, në vend ta zbehin, e kanë forcuar më tej.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]