Ajo është absolutisht një nga modelet shqiptare më të sukseshme në botën e modës internacionale, shkruan “Kosovarja”.
Emina Çunmulaj ka sfiluar për dizenjatorët më të njohur dhe ka pushtuar kopertinat e magazinave më prestigjioze në botë.
Bukuroshja shqiptare vitet e fundit i është përkushtuar familjes dhe rrites së vajzave dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të tretë, madje ka zbuluar edhe gjininë e foshnjes, që është djalë.
Emina këto ditë ndodhet në vendlindje në Mal të Zi dhe po e shijon çdo moment, e më së shumti ushqimet tradicionale të përgatitura nga tezja e saj.