Emina Çunmulaj ka treguar se i ndjek gjithmonë me vëmendje ngjarjet në Shqipëri dhe reagon ndaj çdo problemi.
Së fundmi modelja ka reaguar e revoltuar për abuzimet seksuale në Shqipëri dhe është shprehur e lumtur që gjithë të rinjtë u ngritën në protestë.
Ajo ka publikuar foto të një pankarte nga protesta dhe ka treguar se e mbështet fort këtë kauzë. Modelja shprehet se mbështet të gjitha vajza dhe djemtë që kanë rënë pre e abuzimeve. “Jam me gjithë ata të viktimizuar nga pedofilët. Ndal abuzimit me fëmijët. Ndal pedofilëve”, ka shkruar Emina.
Më pas në komentet me ndjekësit ajo ka zbuluar se së shpejti do të ndërtojë një platformë për të ndihmuar viktimat e abuzimit seksual.