Bukuroshja e famshme shqiptare, Emina Çunmulaj është njëra nga fytyrat e dashura televizive.
Modelja me prejardhje nga Mali I Zi tash e një kohë jeton dhe vepron në Amerikë, ku është e martuar dhe ka tri vajza.
Para pak ditësh, modelja është bërë pjesë e kompeticionit të bukurisë në Amerikë “Miss USA 2023, duke qenë anëtare e jurisë.Ajo u paraqit mahnitëse në një set fotografish e cila i postoi në Instagram.
Me një fustan të gjatë, pa lidhëse e pa mëngë, i detajuar në pjesën e përparme me disa lule te mëdha, shfaq trupin elegant të modelës.“Jam shumë i emocionuar që do të jem në juri në @missusa! Shikojeni drejtpërdrejt sonte në @thecw në orën 20:00.
Kaq shumë gra të bukura dhe të arrira për të zgjedhur… kjo do të jetë e vështirë.Kush mendoni se do ta marrë titullin Miss USA?”- ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive të saj.