Ai është një nga djemtë e skenës muzikore që me gjasë në të ardhmen e afërt do ta njohë bota, e kjo falë talentit që posedon.
Quhet Emiljano Mjerushaj, ndërkaq emri i tij artistik është Emyx dhe krijimtaria e tij muzikore nuk është “veç hajt”, por shumë cilësore, permbajtësore dhe që ja vlen të dëgjohet.
Me origjinë nga Shkodra, ai ka jetuar për një kohë në Itali dhe aktualisht është në Zvicër, ku edhe zhvillon karrieren e tij si artist.
Emyx, sapo ka publikuar një super projekt që mban titullin “Ajo ajo”. Për tekstin është kujdesur vetë ai, ndërsa beati dhe instrumentali janë realizuar nga “Ziso Records” me producent GANZA. Videoklipi i këngës është prodhim i “RKH Studio”.
Në intervistat e fundit Emyx ka thënë se ai këndon më fuqishëm se Il Ggost, që gjithashtu është një artist që po merr vëmendje në itali. Reperi ka shtuar se gjuhën shqipe e ka mësuar nga krijimtaria muzikore e Noizyt, të cilit edhe i ka bërë thirrje për bashkëpunim.
Ndryshe, Emyx në fillim të këtij viti solli një album muzikor, i cili pati jehonë në tregun vendor dhe atë italian, duke u dëgjuar e komentuar pozitivisht.
Klikoni linkun e këngës “Ajo ajo” nga Emyx: