Enca Haxhija është këngëtarja, e cila që nga paraqitja e saj e parë në skenë ka bërë bujë të madhe.
Nuk ka paraqitje publike, në të cilën ajo nuk vjen provokuese, duke ngacmuar kështu imagjinatën e fansave dhe ndjekësve të saj, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja është mjaft aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan imazhe nga përditshmëria e saj, se si ajo e kalon kohën.
Njësoj ka vepruar edhe sot ( e hënë), duke potuar një video direkt nga shtrati i saj.
“Unë çdoherë kur është moti i hirtë (i keq)” ka shkruar Enca në mbishkrim dhe nga kjo kuptojmë se edhe ajo nuk i do këto ditë dhe e kalon në shtëpi, duke fjetur.
A jeni edhe ju kështu, apo e shijoni edhe motin me shi? /Kosovarja/