Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Endrit Thaçi i bashkohet protestës pro-UÇK në Tiranë

nga Revista Kosovarja

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, është pjesë e protestës në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës, që po zhvillohet sot në Tiranë me fillim nga ora 17:00.

Mbi artikull

Ai është vërejtur nga kamerat duke buzëqeshur në mes të mijëra pjesëmarrësve, ndërsa qytetarë nga gjithë Shqipëria dhe diaspora po tregojnë mbështetjen e tyre për këtë protestë.

Ish-krerët e UÇK, ende po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Protesta organizohet me moton “Liria ka emër” dhe pritet të mbledhë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare.