Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Endrit Thaçi takon Edi Ramën: Kryeministri i shqiptarëve, më i zëshmi për luftën e UÇK-së

nga Revista Kosovarja

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, është takuar sot me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën.

Mbi artikull

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endriti u shpreh mirënjohës për përkrahjen e Ramës për luftën e UÇK-së dhe të vërtetën në Hagë, transmeton Klankosova.tv.

“Një takim i veçantë me Kryeministrin e Shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë”, ka shkruar djali i ish-presidentit Thaçi.
Ai iu falënderua kreut të qeverisë shqiptare, pasi sipas tij, ai qëndroi në anën e së vërtetës, kur shumë të tjerë, siç thotë Thaçi, zgjodhën heshtjen.

“Kryeministër, faleminderit që qëndruar në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen!”.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]