Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Engjëllusha mahnit në ‘Ditën e grave’ me veshjen e Opojës

nga Revista Kosovarja

Ditën e shtune, Engjëllusha dhe Mërgimi jetuan një nga momentet më të bukura të jetës së tyre.

Çifti kurorëzoi dashurinë tre vjeçare me martesë, me një dasëm madhështore që mori vëmendjen e mbarë opinionit publik.

Dhe ashtu siç e do tradita shqiptare, ditën e nesërme, u mbajt “Dita e Grave” – ku të afërmet dhe rrethi i ngushtë familjar shkojnë për të parë nusen me veshje tradicionale shqiptare në ditën e parë të martesës.

Engjëllusha shkëlqeu me veshje tradicionale të zonës së Opojës, me dallama dhe dimia të punuara në çdo detaj.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo ndau një foto krah Mërgimit dhe me gojën plot mund të themi, Engjëllushes i paska mjaft hije të qenurit nuse.

Eleganca dhe hijeshia e saj në këto veshje, me siguri e kanë bërë këtë ditë edhe më të veçantë dhe të paharruar për të gjithë të pranishmit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]