Zë bukur, pamje e rrallë, femër që nuk kalon pa u vënë re. Enjela Qema është këngëtarja që nuk kishte se si të mos zinte vend në diskografinë muzikore shqiptare, pasi i ka të gjitha për të qenë yll i skenës.
Nuk është vetëm këngëtare, por edhe juriste. Për muzikën, jetën e pikëpamjet e saj, flet imazhi i numrit të ri të “Kosovares”, Enjela.
-Emri yt është shumë interesant. Çfarë do të thotë?
Emri im është bashkim emrash, andaj edhe tingëllon interesant. Më pëlqen që njerëzit kanë kureshtje ta dinë se çfarë do të thotë.
-Si duhet të të njoh publiku, na njofto me veten?
Unë jam këngëtare e zhanrit popullore shartuar me modernen, ashtu siç̧ është sot kërkesa e publikut.
-A ke dashur gjithmonë të jesh këngëtare?
Po, përherë kam dëshiruar që të jem këngëtare dhe juriste. Faleminderit Zotit që kam arritur të realizohem në të dy profesionet.
-Si u ndjeve kur e realizove ëndrrën për të qenë në botën e muzikës?
Kur nisa të merresha me muzikë, ndihesha sikur plotësohesha shpirtërisht dhe vazhdova të jem shumë pozitive në jetën e përditshme. Pra, muzika ishte edhe si një lloj terapie, pasi po e shikoja botën me më shumë ngjyra (qesh).
-Me çka do ta krahasoje muzikën, të kënduarit, skenën?
Me diçka shumë unike, gati magjike. Thuajse gjithmonë më ndodh që mezi s’pres të ngjitem në skenë e të këndoj, qoftë në koncerte apo në dasma.
-Kënga që të ka bërë të njohur?
Besoj është kënga e fundit me titull “Moj e mira” në bashkëpunim me këngëtarin B2N.
-Po kënga që e këndon më me zemër?
Të themi “Peng në zemër”, meqë pyetja qenka me “zemër” (qesh).
-Këndon në dasma e ahengje. Cila është kënga që e ndezë atmosferën?
Jam shumë e pranishme në dasma e ahengje familjare. Këngët e repertorit tim janë mjaftë atmosferike dhe krijohet atmosferë shumë e gjallë dhe e bukur, madje kërcehet gjatë gjithë kohës. Këngët e pjesës ku kërcejnë shoqëria, pra kur të gjithë të rinjtë janë në këmbë, e arrijnë kulmin.
-Fitoni mirë nga muzika?
Fitoj mirë dhe shpenzoj shumë për muzikë. Kjo punë është merr dhe jep.
-Ke studiuar për juriste. A e punon këtë profesion?
Kam studiuar juridikun, për momentin nuk e ushtroj si profesion, por pse jo të punoj si juriste në të ardhmen. Siç̧ e thash më lartë, është një nga ëndrrat e dëshirat e mija të mëdha që nga fëmijëria.
-Po, jeta private?
Për momentin do të vazhdojë të ngelet private. Dëshiron të mbetet e tillë.
-Gjërat pa të cilat nuk mundesh?
Nuk do të mundesha të jem larg familjes për një kohë të gjatë, s’do të mund të hiqja dorë nga muzika dhe të mos ndryshoja gardërobën time në çdo stinë të vitit.
-Një përgjigje pa pyetje?
Pas kësaj pauze nga pandemia, kam shumë materiale e projekte që mezi pres ti mbarojë dhe ti nxjerr në treg për të gjithë ata që i duan këngët e mija, për të gjithë shqiptarët që dëgjojnë muzikë shqip. Me këtë rast, dua ti falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe suportin që më japin në këtë rrugëtim timin.
/Kosovarja/