Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Enver Hasani: Me formimin e Asociacionit prishet shteti unitar, regjionalizohet Kosova

nga Revista Kosovarja

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani, duke folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ku ka thënë se një institucion i tillë do ta prishë Kosovën si shtet unitar dhe do pamundësojë shtrirjen e sovranitetit në gjithë vendin.

Mbi artikull

“Në bazë të asaj që na thonë, bëhet fjalë për regjionalizim të Kosovës, ndryshim i formës së shtetit, që Kosova mos të jetë më shtet unitar”, tha ai, në emissionin “Tempus”, raporton “Betimi për Drejtësi” .

Sipas tij, askund e as në Europë nuk ka asociacion me autorizime publike pasi një gjë e tillë bie ndesh me shtetin unitar.

Ai ka thënë se forcat politike duhet të merren vesh se cilat janë kufizimet për krijimin e institucioneve të tilla.

Moneytizer Paragrafi 4

“Forcat politike është me mirë sot të ulën dhe të merren vesh se në të ardhmen çka nuk mund të lejohet siç është bashkimi me shtetet tjera, cila është vija e kuqe që nuk mund të diskutohet në asnjë rrethane. Siç është federalizmi i vendit, konfederalizimi i vendit, regjionalizimi”, u shpreh Hasani.Ai përsëriti se të qenit shtet regjional nuk e prek territorin e vendit po është ndarje e sovranitetit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]