Enver Idrizi është ndër sportistët shqiptar më të shquar e të trofeshëm, shkruan “Kosovarja”.
Idrizi është kampion i shumëfishtë në karate dhe i pari shqiptar që ka fituar titullin e kampionit të botës në këtë disiplinë sportive.
Ndonëse me famë e renome ndërkombëtare si yll i karatesë, Enver Idrizi nuk e harroj asnjëherë prejardhjen e tij, madje ka kontribuar shumë për promovimin e trojeve shqiptare në botë.
Kampioni i Evropës e botës në karate, sot është nderuar nga Federata e Karatesë së Kosovës, me president Ismet Krasniqi, me çmimin “Karateisti më i madh Mbarëshqiptar”.
Emocionet ishin të pashmangshme në këtë ceremoni madhështore, që u mbajt në “Swiss Diamond Hotel”, në sallën “Dyar”.
Presidenti i FKK-së, Ismet Krasniqi, tha fjalë më të mira të mundshme për ish karateistin me famë botërore.
Të pranishëm ishin edhe Selim Pacolli, nënkryetar i KK të Prishtinës, Nazmi Gashi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës dhe figura të tjera të njohura. Në këtë ceremoni, Enver Idrizit iu nda çmimi “Karateisti më i madh Mbarëshqiptar”.
Ylli i sportit në fjalimin e tij shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e përzemërt për këtë çmim.
Një pjesë të fjalimit e dëgjoni më poshtë: