Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Era Istrefi jep lajmin se është bërë banore rezidente e Londrës

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është mjaft e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.

Mbi artikull

Herë pas here ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke marrë vëmendjen me dukjen e saj atraktive.

Një gjë të tillë, Era e ka bërë në imazhet e fundit që ka publikuar për fansat e saj në rrjetin social Instagram.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo ka pozuar me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë të shkurtër me dekoltenë e hapur, duke vënë barkun e tonifikuar dhe linjat atraktive trupore.

Në mbishkrimin e fotografisë, Istrefi ka bërë të ditur se tashmë është bërë banore rezidente e Mbretërisë së Bashkuar – vend në të cilin po qëndron prej kohësh.

“Sapo mora rezidencën”, shkroi Era në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke marrë pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Mesa duket zhvendosja në Londër është bërë për shkak të karrierës së saj artistike, duke e pasur më të lehtë qasjen në tregun ndërkombëtar nga kryeqyteti britanik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]