Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Era Istrefi shkëlqen me grim të rëndë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, përkundër se nuk ka prurje muzikore, po vazhdon të mbajë të informuar ndjekësit e saj.

Një gjë të të tillë padyshim që po e bën përmes rrjeteve sociale, pasi që për një kohë shumë të gjatë nuk ka marrë pjesë në ndonjë intervistë.

Bukuroshja bionde nuk i kursen asnjëherë pozat atraktive, në te cilat përkujdeset për secilin detaj të mundshëm.

Moneytizer Paragrafi 4

Kështu ka bërë edhe në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur joshëse në një veshje komode.

Me një bluzë të bardhë, Era dukjes i ka bashkangjitur edhe një makijazh të rëndë e të shkëlqyer, ndërsa është parë e mbushur me aksesorë prej ari.

Së fundmi, për këngëtaren shqiptare është duke u aluduar se ka filluar punën në projektin e ri muzikor, por që ende nuk është prononcuar për një gjë të tillë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]