Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Erdogan e përshëndet rezultatin e arritur në Bruksel gjatë një telefonate me Kurtin

nga Revista Kosovarja

Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

ZKM’ja përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se dy liderët biseduan për takimin e fundit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Erdogan përshëndeti rezultatin e arritur në procesin e dialogut, duke shprehur mbështetjen e tij dhe gatishmërinë për të ndihmuar.

Ndërsa, kryeministri Kurti i shprehu edhe njëherë ngushëllime Presidentit Erdogan, e përmes tij, familjarëve të viktimave të tërmetit dhe mbarë popullit të Turqisë.

Kurti po ashtu e falënderoi Presidentin Erdogan për mikpritjen zemërgjerë në Stamboll me datën 3 shkurt, ku patën një takim tejet produktiv që do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dy vendeve tona.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kryeministri Kurti tha që Kosova është vend jo i madh por me zemër të madhe, që ka dëshmuar bujari ndaj të gjithëve në ditët e tyre të vështira. Së fundi edhe ndaj ukrainasve e afganëve. Kosova është dhe gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë pranë shteteve mike në ditët e tyre të vështira, posaçërisht Turqisë”, thuhet në komunikatë.

Presidenti Erdogan falënderoi Kryeministrin Kurti për solidarizim të plotë me shtetin dhe popullin Turqisë e cila po kalon fatkeqësinë më të rëndë në këtë shekull.

Ai falënderoi për vendimin për mbështetje dhe ndihma, për pjesëtarët e FSK-së që bënë kërkim-shpëtim në rrënoja si dhe për shpalljen e ditës së zisë në Kosovë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]